A pret që Sali Berisha të përballet me drejtësinë? Basha për DW: T’i vendosin para ligjit në mënyrë të barabartë politikanët e korruptuar

Kryetari aktual i PD, Basha, ka qëndruar pranë ish-kryeministrit Berisha, liderit historik të PD për 16 vite me radhë, që nga viti 2005 deri në shtator 2021, kur ai e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD, 4 muaj pas shpalljes “non grata” nga DASH, gjë që solli edhe shndërrimin e tyre në kundërshtarë të njeri-tjetrit.

Basha ka qënë Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e parë Berisha, 2005 – 2009, Ministër i Brendshën në qeverinë e dytë Berisha, 2009-2013 dhe më pas për 8 vjet pasardhës i tij në krye të PD.A ka Basha reflektime nga pozicioni i tanishëm si kundërshtar i Berishës?

“Reflektimi thelbësor është ndarja nga e shkuara, pa asnjë kompleks, premtimi për një të ardhme më të mirë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët”, thotë Basha për DW.

Nëse ndarjen nga e shkuara Basha e sheh të lidhur me ndëshkimin e politikanëve të korruptuar a pret ai që ish-kryeministri Berisha të përballet me drejtësinë?

Nuk më takon mua të bëj gjyqtarin dhe prokurorin. Pres që drejtësia të funksionojë si në çdo vend normal. Kjo nuk është çështje emrash. Për një kohë shumë të gjatë një grusht njerëzish me pushtet të madh politik ose ekonomik vazhdojnë të mbeten të pandëshkuar. Pandëshkueshmëria është themeli mbi të cilin ngrihet tranzicioni i pafund i Shqipërisë. Një nga faktorët për mbylljen e tranzicionit është dhënia fund e pandëshkueshmërisë. I takon drejtësisë, institucioneve të pavarura që t’i vendosin para ligjit në mënyrë të barabartë politikanët e korruptuar. Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve“, i tha Basha DW-së.

/Burimi: DW/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *