A po e favorizon Iliri për shkak të miqësisë që kanë? Ja çfarë thotë Meridian Ramçaj

Meridian Ramçaj është tashmë pjesë e “Dance Albania”, i cili së fundmi është bërë pjesë e një polemike. Meqënëse është mik i mirë i Ilir Shaqirit, u diskutua se kryetari i jurisë po e favorizon atë si konkurent. Mirëpo, Meridiani ka folur për emisionin “Shije Shtëpie” ku ka treguar bisedën që ka pasur me Ilirin më herët.

“Unë e di se çfarë mendojnë dhe çfarë thonë njerëzit. Unë Ilirit i kam thënë vetëm diçka kur kam filluar te ‘Dance’: ‘Në qoftë se ti nuk do kesh respekt për profesionin tënd, nuk do kesh respekt as për mua’. Kështu që shoqëria jonë dihet si është. Unë brenda pistës së kërcimit do jem konkurent si gjithë të tjerët, jashtë shoqëria jonë do vazhdojë po njësoj dhe besoj do jetë shumë e gjatë. Kështu që, për aq kohë sa ai nuk do respektojë profesionin e tij, i bie që nuk do më respektojë as mua… Iliri është shumë i prerë dhe kjo është një nga gjërat që më ka pëlqyer që kur kemi qenë në emision tjetër bashkë. Është shumë i prerë dhe shumë i ndarë në disa gjëra. Unë po e shijoj, kam ardhur për ta shijuar, kam ardhur për të qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur, por nuk kam pasur atë synimin që do shkoj se do fitoj trofeun se s’bën,” –u shpreh ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *