A ka pasur krisje mes saj dhe Lori Hoxhës? Flet për herë të parë Arbana Osmani

Kohët e fundit, është vënë re se moderatorja Arbana Osmani, mund të ketë krisur marrëdhënien e saj me Lorin dhe Sara Hoxhën. Dyshimet nisën fillimisht nga rrjetet sociale, ku prej muajsh nuk ka asnjë postim të përbashkët të tyre, për të vijuar me mungesën nëpër evente.

Së fundmi, Arbana ishte e ftuar në “E Diell”, ku u pyet edhe në lidhje me marrëdhënien e saj me Lorin dhe thashethemet që qarkulluan.

“Thashethemet që qarkullojnë të influencojnë nëse janë të vërteta. Nëse unë kam një marrëdhënie për të cilën jam e sigurt, sepse e di se si e kam, nuk kam nevojë të bëj përgënjeshtrime. Në lidhje me komentimin që i është bërë marrëdhënies me Lorin nuk ka patur vend për diskutime dhe sqarime, sepse që në momentin që ka mbaruar “BBV1”, ajo më ka thënë që do të më ketë edhe në “BBV2”- tha Arbana.

Është konfirmuar zyrtarisht në promon e “BBV”, tashmë të fshirë, se Arbana Osmani do të jetë moderatore e sezonit të dytë të programit.

Në rrjet qarkulluan hipoteza të ndryshme për krisjen e marrëdhënieve mes tyre. Dy kryesoret janë: “Xhelozia” e Arbana Osmanit për vëmendjen që po merr së fundmi Bora Zemani dhe fakti që Arbana dhe Eduarti kanë pranuar ftesën për të bashkëpunuar me ‘RTSH’-në për “Festivalin e Këngës.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *