Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka shpërndarë videon sensibilizuese të Luana Vjollcës e cila bën thirrje për vaksinim. Ajo shprehet se gjëja që kishte më shumë frikë ishte infektimi i nënës së saj dhe fakti që duke mos qenë e vaksinuar, nuk do të mund ta përqafonte.
‘Mendoj që për të dalë nga gjithë situata është drita në fund të tunelit, është zgjidhja më e mirë. Mendoj se të rinjtë edhe pse nuk janë të ndërgjegjshëm për veten e tyre, kemi disa njerëz që janë të rëndësishëm për ne që duhet t’i mbrojmë. Janë pak më të vjetër në moshë dhe kanë nevojë për të gjithë përgjegjshmërinë tonë që ndonjëherë na mungon. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa shëndeti. Të paktën flas nga përvoja ime personale, ato dy vite, e gjithë frika ime ishte mami. Një nga arsyet që unë bëra vaksinën ishte që do ta përqafoja më shpesh. Kjo është zgjidhja e vetme për t’ju kthyer normalitetit dhe duhet ta bëjmë,’- thotë moderatorja.