Ish-missi Morena Taraku thuhet se është në një lidhje të re dashurie. Së fundmi ka bërë bujë në mediet turke një lajm për lidhjen e këngëtares dhe modeles nga Kosova me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini.
28-vjeçarja dhe 43-vjeçari, sipas mediave turke thuhet se janë fqinjë në Stamboll dhe romanca e tyre ka nis prej kohësh.

Romanca me këngëtares shqiptare dhe këngëtarit turk u zbulua pas festës së ditëlindjes së këngëtari, që thuhet se u organizua nga Morena.

‘Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të’, u ka thënë Berdan miqve të tij të ngushtë.

Mardini i dha fund martesës prej 10-të vitesh me Fatos Yelliler në muajin mars, dyshja janë prindër të dy fëmijëve.
/Priza.al/
