FOTOLAJM/ Shkuan në Gjermani për të marrë tanke për Shqipërinë, por vetëm pozuan mbi një ‘Leopard 2’

Ishte fillimi i viteve 1990-të kur Shqipëria demokratike që sapo kishte dalë nga diktatura komuniste, kishte filluar seriozisht edhe përpjekjet për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe më pas edhe pjesë e BE-së.

Në ato vite, përveç të tjerave, ushtria e dalë nga komunizmi, e mbushur me armatime, por aspak me disiplinë, po zhvillonte stërvitjet e para të përbashkëta me ushtrinë anëtare të NATO-s, si dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vitet 1994, 1995 dhe 1996 u zhvilluan disa stërvitje të përbashkëta ushtarake në Shqipëri me ushtrinë amerikane, si “Sareks-‘95” apo “Uji Kristal”, por edhe me vende të tjera perëndimore.

Fiks në ato vite, një grup oficerësh dhe nënoficerësh tankesh të Ushtrisë Shqiptare, u dërguan me urdhër të ish-ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali dhe ish-Presidentit të atëhershëm Sali Berisha, në Gjermani.

May be an image of standing and outdoors

Qëllimi i këtij misioni ushtarak ishte përgatitja dhe trajnimi ushtarak, me qëllim specializimin e efektivëve shqiptarë në përdorimin e tankeve të rinj “Leopard 2” që në ato vite ishin ndër tanket më të mirë që ushtritë e vendeve të NATO-s kishin në përdorim.

Sipas një informacioni nga ish-ushtarakë të asaj kohe, “Priza.al” ka mësuar se qëllimi ishte përgatitja e ushtarakëve shqiptarë me armatimin bashkëkohor të NATO-s, në këtë rast të takeve gjermanë “Leopard 2”, pasi mes Shqipërisë dhe Gjermanisë ishte lidhur edhe një marrëveshje në fushën e mbrojtjes.

Main Battle Tank - Leopard 2

Sipas kësaj marrëveshje, Shqipërisë do t’i dhuroheshin një skuadrilje tankesh “Leopard 2” (të përdorur), që do të vinin nga Gjermania falas, bashkë me 10 komplete municioni, pjesë këmbimi dhe pajisje ndihmëse.

May be an image of outdoors

 

Kjo paketë ndihme ushtarake do të fillonte të mbërrinte në Shqipëri duke filluar nga shtatori i vitit 1997, ndaj për këtë në vitin 1996 përfundoi dhe trajnimi i oficerëve, nënoficerëve dhe tankistëve shqiptarë në bazat gjermane të tankeve.

Por kjo paketë ndihme me tanke “Leopard 2” nuk mbërriti asnjëherë nga Gjermania, pasi sapo u kthyen ushtarakët nga trajnimi, në Shqipëri filluan trazirat e vitit 1997, ku ndër shumë gjera të tjera, u shkatërrua edhe ushtria ndërsa taktet shqiptarë të prodhimit rus dhe kinez mbetën rrugëve si “lodra hekuri” për fëmijët dhe gazetarët e huaj.

Kulmin e bashkëpunimit ushtarak në ato vite Shqipëria e arriti me Gjermaninë në stërvitjen ushtarake “Mati ‘96”. Por më pas mbërritja e vitit të mbrapshtë 1997 do të ndalte çdo gjë.

All power to the Soviets! | Military, Albanian people, Tank

T-54 Albania March 2003 | T-54 at a storage depot in the Alb… | Flickr

T-54 Albania March 2003 | T-54 in one of the famous tunnel s… | Flickr

bmashina: Tank Type-59 Albanian army on the...

Albanian insurgents jubilate they drive commandeered army Editorial Stock  Photo - Stock Image | Shutterstock

Eastern Bloc militaries — Column of Albanian T-55 tanks.

Armed Rebel Stands Guard Between Two T55 Editorial Stock Photo - Stock  Image | Shutterstock

Armed Men Sit Atop T55 Tank Checkpoint Editorial Stock Photo - Stock Image  | Shutterstock

Albanian tank hijacked by rebels during the March 1997 uprising. A  government supported Ponzi scheme collapsed, impove… | Albanian tank, Army  vehicles, Armed forces

Albanian rebels ride on tank they seized Editorial Stock Photo - Stock  Image | Shutterstock

 

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *