‘Lulzim Basha i bën dëm opozitës dhe gjithë veprimit opozitar’  

Nga Ylli Manjani

Ja pra dëmi që sjell një opozitë që nuk e beson askush që është opozitë!

Me gjithë përpjekjet ekzibicioniste të qeverisë dhe mjeshtrave të propagandës që ajo ka, për të tërhequr vëmendjen me qese në xhep; me fjalime idiote në Parlament; me vendime gjasme antiluks dhe njëkohësisht me lajme mbi makinën super luks të Ramës, prapë qeveria nuk bëhet më lajm…

S’ka sesi, sepse të gjithë e dinë se këto janë muhabete kot. Sepse asgjë nuk ndryshon. Sepse qeveria ka në borderonë e saj opozitën.

Njësoj si kur hyjnë si kur dalin nga Parlamenti. Si opozita e kërpëratës si e Lulzim Bashës. Asnjë dallim.

Edhe sikur të thotë mrekullira, kjo opozitë s’ka më pikë kredoje publike. Aq më tepër kur njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit… Zaten kur Luli i merr vendimet vetë, pa pyetur njeri s’ka se si të ketë një opozitë të bashkuar. Përkundrazi…

Mbi të gjitha kur opozita shantazhohet, qetësia e atij që keqqeveris nuk është më as lajm.

Dëm e shkuar dëmit, i bën tashmë personalisht Lulzim Basha opozitës dhe gjithë veprimit opozitar.

Luli tashmë është monument i rëndësisë së veçantë që ruhet nga qeveria dhe mbështetet nga propaganda e saj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *