Preu kokën e një plaku, të mashtronte Sulltanin dhe u arratis në ishullin e Spanjës, ku e ngrysi jetën mes florinjve/ Historia e pa treguar e Ali Pashait  

Shqiptarët janë bërë konsumator të mëdhenj për teoritë konspirative, por këtë që do u tregojmë sot vështirë se do ta besojnë…

Fjala është për një histori të pa treguar shumë në media, por që i referohet arkivave të vendeve perëndimore dhe që ka lidhje me një komplot për jetën e Ali Pashë Tepelenës.

Mbase historia e Luanit të Janinës nuk është ajo që ne dimë dhe që në shumë gëzime e dasma, njerëzit e këndojnë dhe kërcejnë me valle ngjarjen e kobshme të njohur si “Koka në Stamboll, trupi në Janinë”.

E pra, vet i zgjuari dhe dinaku Ali Pashai e kishte paramenduar një fat të tillë, nëse një ditë do të vendose të rebelohej kundër Portës së Lartë.

Ndaj si një strateg dhe sundimtar barbar, duket se i paska bërë disa llogari me të holla, për të shpëtuar kokën e tij. Pikërisht atë kokë që duket se të gjithë e dinë që u çua me tepsi tek Sulltani në Stamboll, pasi ra Janina dhe u mor ishulli që ishte fortesa e tij e fundit.

No photo description available.

(Foto: Një artikull i vitit 1822, që flet për ngjarjen e Janinës në gazetat gjermane të kohës)

Por duket se Luani i Janinës nuk donte që ta linte kokën e tij të bridhte mbi një tepsi dhe për këtë kishte hartuar prej kohësh disa skenarë arratie, e madje kishte lënë më një anë edhe ca para “për një ditë të keqe”.

Që nga mundësia e shpërthimit me rezerva të mëdha baruti të kështjellës së Janinës, kur turqit të futeshin në të, e deri tek alibia me sozi të ngjashme si ai, apo maskimi si bari, kanë qenë disa nga skenarët që Aliu i Tepelenës kishte parashikuar për të shpëtuar pikërisht kokën e tij nga tepsia.

Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Gjeopolitikë ______ ______ Një mendim shqiptar | Informacione dhe mendime për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën | Page 3

 

Kjo gjë konfirmohet nga historianë, gazetarë dhe agjentë sekret të Fuqive të Mëdha, që kanë shkruar në raportet e tyre sekrete mbi bolorinë që ndodhi më 24 Janar 1822 në Janinë.

No description available.

(Foto: Shtëpia e Ali Pashait në ishullin e liqenit të Janinës dhe vendi ku mendohet se u vra)

No description available.

Si nisi “fundi” zyrtar i Luanit të Janinës  

Referuar raporteve zyrtare që sillnin në Francë dhe Angli agjentët sekret të zbritur në teren, në lidhje me atë çka po ndodhte në Shqipëri thuhej se Pashai i Janinës ishte kthyer nga një vasal në një rebel ndaj portës së lartë.

Agjentët të maskuar herë si tregtarë dhe herë si aventurier eksplorator po hynin e dilnin në oborrin e Pashait që duket se me pak prej tyre kishte ujdisur edhe planin “B” dhe “C”.

Great historical site at Ioannina Lake - Ali Pasha Museum, Ioannina Traveller Reviews - Tripadvisor

(Foto: Shtëpia e Ali Pashait në ishullin e liqenit të Janinës)

Rivaliteti midis Vezirit të Janinës dhe atij të Shkodrës e shpuri Mustafa Pashë Bushatlliun të merrte haptazi anën e Portës, kur kjo filloi të mente masa ushtarake kundër qeveritarit të Janinës, që ishte bërë tashmë ‘rebel’ dhe tepër i rrezikshëm dhe po tregonte haptazi synimet e tij për t’u bërë i pavarur nga ‘Porta e Lartë’.

Politika e Ali Pashë Tepelenës që synonte autonominë dhe bashkimin e krahinave shqiptare nën sundimin e Pashallëkut të Janinës, më në fund dhe lufta e tij e hapur kundër Sulltanit, e thelluan më tej hendekun midis shqiptarëve dhe sundimtarëve osmanë dhe ndihmuan për të përgatitur truallin, për një etapë të re më të lartë të lëvizjes çlirimtare antiosmane të popullit shqiptar për Rilindjen Kombëtare.

Ali Pacha and Kyra Vassiliki Poster by Attributed to Paul Emil Jacobs

Në vitet 1820-1822 Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së sundimtarit shqiptar, për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë.

Referuar raportimeve të agjenturës britanike për “Madhërinë e saj” dhe të Francës për Napoleonin (zbuluar nga shtypi i kohës), thuhej: “Aliu po ndihmon edhe lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanas e sidomos kryengritjen e popullit grek, së cilës i dha ndihmë të madhe si në vitet e përgatitjes, ashtu edhe gjatë vitit të parë të zhvillimit të saj. Por aleanca luftarake e lidhur me kryengritësit grekë të Etolisë e Akarnanisë nuk mundi të zhvillohej më tej, ajo u sabotua nga krerët e kësaj lëvizjeje”.

Ali Pashë Tepelena, njeriu me kujtesë të jashtëzakonshme - Konica.al

 

Megjithëse forcat e Ali Pashë Tepelenës në këto kushte u ndodhën vetëm përballë ushtrive osmane që u dërguan kundër Pashallëkut të Janinës, Ali Pashë Tepelena i bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë.

Sipas raportimeve: “I braktisur më në fund edhe nga të bijtë dhe sundimtarë të tjerë krahinorë, Ali Pashë Tepelena, bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri sa i ngujuar në një ishull të Liqenit të Janinës, u vra më në fund me të pabesë”.

Por duket se ka pasur edhe të tjera raportime edhe tepër sekrete që tregojnë edhe për një “skenar 2” ndryshe nga ai zyrtari që njeh dhe ka shkruar historia.

Arratisja e Pashait plak për në ishullin spanjoll me një mal me flori

Duket se paraja ka qenë dhe është vendimtare në çdo kohë dhe ajo blen gjithçka… Pikërisht kjo, më saktë floriri i madh i akumuluar, ka qenë mbase “çelësi” që i ka shpëtuar kokën Ali Pashait, pikërisht atë kokë që u tha se u pre.

“Ali Pashës së Janinës nuk ju pre koka! Luani dinak u arratis në ishullin e Menorca-s me 12 arka”.

Painting - Ali Pasha Tepelena (1819) by eduartinehistorise on DeviantArt

Pikërisht kështu do të shkruante “Gazette de France” të shtunën e 20 prillit 1822, në ballinë, që hidhte dritë mbi arratisjen e suksesshme të Luanit plak për në ishullin e Mesdheut.

Kjo ishte paraprirë edhe nga një artikull i bujshëm i gazetës së Nurembergut (Gjermani), që hidhte dyshime mbi vdekjen e Ali Pashë Tepelenës. Ja çfarë shkruante gazeta:

“Bavari.

Nuremberg, 13 prill.

…Na shkruajnë përtej kufijve të Zvicrës: ‘Sipas disa letrave nga Barcelona, një i huaj i pasur ka mbërritur në Mahon (Port-Mahon, ishulli i Menorca-s), dhe ky i huaj i pasur thuhet se është ish-pashai i Janinës, Aliu i famshëm. Ai ishte në bordin e një anije franceze dhe kishte dy gra dhe një shërbëtor me vete. Bagazhet e tij përbëheshin nga dymbëdhjetë arka me peshë shumë të konsiderueshme. (Kështu që ka të ngjarë se ai mund të ketë lënë në vende të sigurta disa nga thesaret e tij si në bregdet, apo në një nga ishujt e Greqisë. Thuhet se ai duket se ka në plan të qëndrojë ca kohë në Mahon)’.

Ne do t’i shtojmë këtij lajmi detajet që jepen për ikjen e pretenduar e të tmerrshmit Ali Pasha. Kur e pa se pushteti i tij po i zvogëlohej deri në pikën e fundit, ai u pajtua dhe ra në ujdi me ithtarët (mbështetësit) e tij që ata të bënin sikur po e tradhtonin.

No description available.

(Foto: Momenti solemn i çuarjes së kokës së Ali Pashait te Sulltani dhe vështrimi i tij dyshues për kokën e prerë… pikturë e kohës) 

Ndërsa po negocionte me gjeneralët turq, ai bëri të gjitha përgatitjet e nevojshme për arratisjen e tij, hodhi pjesën më të madhe të thesareve të tij në ujë, por u kujdes për të siguruar një milion “sequins”.

Pastaj, referuar edhe raporteve sekrete, ai u vesh si një bari turk dhe priti rezultatin e negociatave. Ne e dimë se si ata përfunduan dhe se koka e tij duhej dorëzuar te turqit.

May be an image of one or more people

(Foto: Koka e prerë e Ali Pashait e çuar me tepsi te Sulltanin në Stamboll)

No description available.

‘Ata e morën menjëherë; por në vend të kokës së Aliut, ishte ajo e një shqiptari të vjetër që kishte vdekur nga plagët e tij dhe i kishin vënë një çallmë të çmuar. Asnjë nga gjeneralët turq nuk e njihte Aliun fizikisht; kështu që ata u mashtruan lehtësisht dhe, në përputhje me kapitullimin, ata u larguan nga vendi.

No photo description available.

Aliu shfrytëzoi këtë moment për të shpëtuar veten e tij; ai arriti për fat të mirë në Butrint (një qytet në Shqipërinë austriake, në kanalin e Korfuzit), dhe u fut atje në një anije franceze që pranoi ta priste’,- thuhej në një prej raportimeve tepër sekrete që një agjent anglez dërgonte në Londër.

Adam Friedel | British Museum

Askush nuk mund të mohojë vërtetësinë e kësaj historie kur e kujton karakterin dinak të Ali Pashait”.

Kështu e përfundon artikullin e saj gazeta gjermane “Korrespondenti i Nurembergut”.

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *