Së fundmi, moderatorja e njohur Kiara Tito, po merr një vëmendje të madhe që pas hyrjes së saj në shtëpinë e “BBV Albania”. Ajo ka rrëfyer një moment mjaft të vështirë nga jeta e saj, ku iu desh të merrte një vendim të rëndësishëm.
Kiara ka treguar se u kthye në Shqipëri pasi prindërit e saj nuk kanë patur mundësi për t’i paguar studimet.
“Arsyeja pse vendosa të kthehesha në Shqipëri është sepse Italia në atë kohë pati një krizë ekonomike dhe prindërit e mi nuk patën mundësinë që të ma ofronin mua shkollën dhe e menduan si opsion më të mirë që…(përlotet) se prekem kur flas për këtë…Babi ishte ai që më shtyu më shumë që shih kthehu në vendin tënd”, ka thënë ndër të tjera Kiara.
Më herët, Tito u përfol për një lidhje me Mozzik. E gjitha nisi pas një fotoje, reperi i njohur Mozzik shfaqej para pasqyrës ku tregohej këmba e një vajze, e cila kishte veshur një fustan jeshil. Gjithashtu qarkulloi dhe një foto e Kiarës me një fustan jeshil, identik si i vajzës në foton me reperin.
Menjëherë Kiara reagoi duke shkruar: “Hello njerëz, më kanë ardhur këto foto në DM. Gjithashtu po lexoj edhe në portale, nuk para shprehem sepse përgjithësisht nuk i kushtoj rëndësi lajmeve nëpër portale (duke qenë se shumica mund të jenë edhe fake news), por doja t’ju thoja që nuk jam unë personi në foto dhe përpara se të bëni lajme, ju lutem vërtetojini rrethanat. Ju falenderoj”.