100 euro për pensionistët në Kosovë/ Meta: Ndihma e Ramës nuk është as sa një kafe në ditë

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për t’i dhënë qytetarëve të saj 100 euro shtesë në kuadër të paketës anti-krizë.

Meta në ‘Facebook’ shkruan se ndihma e dhënë nga qeveria jonë nuk i mjafton pensionistëve as për një kafe në ditë.

Sakaq shton se paratë në vend po shpërdorohen dhe jeta në vend po bëhet e papërballueshme.

Postimi i plotë:

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Qeveria e Kosovës ndërmerr hapa konkretë për të mbështetur shtresat në nevojë për përballimin e krizës së rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë. 100 euro shtesë do të jetë shuma që do të përfitojnë  pensionistët në Kosovë gjatë muajit tetor. Po në Shqipëri? Ndihma e Qeverisë Rama për pensionistët nuk është as sa një kafe në ditë, sepse paratë ajo i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorët dhe koncensionet, ndërsa për  pensionistët në Shqipëri jetesa është e papërballueshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *