Zyrtari i inteligjencës ukrainase gjendet i vdekur në banesë, bashkëshortja: Dëgjova të shtëna

Një shef rajonal i shërbimeve të inteligjencës SBU të Ukrainës, Oleksandr Nakonechny është gjetur i vdekur në banesën e tij në Ukrainë.

Lajmi u konfirmua nga zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Bëhet me dije se Nakonechny u gjet nga gruaja e tij me plagë me armë zjarri. Bashkëshortja e tij gjithashtu ka thënë se ka dëgjuar të shtëna armësh.

Sakaq Policia ka nisur një hetim për vdekjen, por nuk ka bërë një reagim lidhur me ngjarjen.

Nakonechny ka drejtuar SBU-n në rajonin Kirovohrad që nga janari 2021.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *