Zllatan një lider për Milanin, zbulohet fjalimi i tij në dhomat e zhveshjes

Skuadra e Milanit ka arritur të fitojë përballë Veronës në shifrat 3-1, në një ndeshje të rëndësishme drejt titullit kampion, me anë të dygolëshit të Tonalit dhe Florenzi.

Nëse në fushën të gjithë bëjnë maksimumin për të fituar, në dhomat e zhveshjes Milan ka një lider, dhe ai pa diksutim është Zlatan Ibrahimovic, i cili fati në këtë sezon s’ka qenë në anën e tij që të zbresin në fushën e lojës, por sulmuesi suedez bën të pamundurën të ndihmojë skuadrën.
Në këtë ndeshje, pas përfundimit të pjesë së parë Ibra motivoi lojtarët, teksa u theksoi se për të ngelur në mendjen e tifozëve duhet të fitojnë Scudetton, fjalë që i zbuloi Stefano Pioli pas ndeshjes.

“Tifozët e Milanit dhe të gjithë kujtojnë lojtarët që kanë fituar Scudetto apo Champions me këtë fanellë. Nëse duam që ata të na kujtojnë, ne kemi tre ndeshje nga këtu deri në fund”, u shpreh Ibrahimoviç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *