Zjarri shkrumboi pallatin në Institut, reagon policia: Shpërtheu bombola e gazit

Policia ka reaguar pak më parë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Institut, ku një pallat është shkrumbuar nga flakët.

Policia bën me dije se zjarri ka rënë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, në katin e fundit të një banese tre katëshe.

Njoftimi i policisë:

Me datë 30.05.2022, në Institut, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe dhe ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *