Zjarri në ishullin grek del jashtë kontrollit, evakuohen pushuesit në hotele; kërkohet shpallja e emergjencës

Kryetari i bashkisë së Samosit kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të zjarreve që kanë rënë në ishull.

Shefi i zjarrfikësëve, Ioannis Stamoulis e përshkroi situatën si “të vështirë”. Kjo pasi vatrat janë të shpërndara dhe favorizohen nga era.

Si masë paraprake, dy hotele dhe tre shtëpi në zonën e Agios Fanourios u evakuuan, ndëra avioni dhe helikopterë veprojnë nga ajri për të shuar flakët. Përveç ndihmës nga ajri, në terren ka 37 zjarrfikës me 15 automjete, cisterna uji dhe zjarrfikës vullnetarë që po punojnë për shuarjen e flakëve por ende pa rezultat.

/Burimi:  Protothema/ Përshtati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *