Zjarri në ishullin e Sazanit, flet kreu i emergjencave: I gjithë shteti është në këmbë, është zonë e vështirë për shkak të terrenit

Kreu i emergjencave civile, Haki Çako ka raportuar live në lidhje me situatën e zjarreve në ishullin e Sazanit, ku sipas tij po vijon prej ditësh.

Çako tha se tashmë është vënë në zbatim një plan i detajuar, ku të gjithë strukturat janë zhvendosur në terren për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

“Jemi në monitorim nga ajri. Situata është e njëjtë. Zjarri vijon, por është bërë një plan për izolimin e tij në pjesën jugore. Të gjitha forcat zjarrfikëse, të agjencisë së zonave të mbrojtura dhe të Forcave të Armatosura janë në terren. Është një zonë e vështirë për shkak të terrenit. Është i shkëputur dhe ka pak opsione për furnizimin me ujë. Po ndiqet situata hap pas hapi dhe besoj do vendoset nën kontroll.

Zjarr mbetet aktiv. Është një zonë në pjesën jugore të ishullit që ka marrë zjarr para disa ditësh. Shkaqet janë duke u hetuar. Është detyrë e jona dhe gjithë strukturave që do vazhdojë të bëhet. Jo çdo zjarr kërkon helikopter, megjithatë jemi duke vlerësuar dhe maksimalizuar të gjitha mundësitë. Mjetet që janë në proces rehabilitimi do jenë shumë shpejt në operacion. Ju siguroj se të gjitha strukturat, kapacitetet dhe i gjithë shteti është në këmbë”, tha ai.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *