Zjarret në vend/ Peleshi kritik me kryebashkiakët: Mos kërkoni pushime në gusht, përgjegjësia është e juaja

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve.

Peleshi tha se situata pritet të jetë më emergjente në periudhën e muajit gusht, ku ka këshilluar kryebashkiakët mos të shkojnë me pushime në këtë muaj.

Sakaq shtoi se përgjegjësia do të jetë e të gjithëve, si dhe askush mos të mungojë aty ku ka emergjenca.

“Ka bashki ku kjo funksionon perfekt, ka dhe bashki që fikin telefonin e thonë nuk është zjarri im dhe nuk përgjigjen. Nëse do funksionojmë si e thamë e të kuptoni që përgjegjësia e ruajtjes së territorit është e bashkive, FA janë në mbështetjen tuaj. Nuk është detyra jonë e ju na mbështesni, se shpesh kështu kuptohet që nga toni me të cilin flet kryetari i bashkisë që merr në telefon për helikopterin pa lëvizur as gishtin vet e në ndonjë rast dhe nga plazhi thonë zoti ministër ku është helikopteri. Vitin e kaluar kam shkuar vetë unë aty e nuk kam gjetur as kryetarin as perfektin kam pyetur e më kanë thënë janë me pushime. Mirë është që pushimet të mos i bëjmë në gusht, për mendimin tim ne nuk u urdhërojmë dot por sugjerimi do jetë që se cili prej nesh duke nisur nga unë e gjithë kryetarët e bashkive të jemi alert mos mungojmë kur ka emergjenca”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *