Zjarr në Peshtan të Fierit, flakët shkrumbojnë sipërfaqen me pisha

Një sipërfaqe prej dy hektarësh me pisha është shkrumbuar nga flakët në kodrat e fshatit Peshtan të njësisë administrative Frakull në Fier.

Bëhet me dije se zjarri ka rënë rreth pasdites së djeshme dhe është riaktivizuar sërish mëngjesin e sotëm.

Nuk është hera e parë që kodrat e fshatit Peshtan përfshihen nga flakët duke shkaktuar dëme të konsiderueshme jo vetëm në pisha por dhe në ullishte.

Ndërkohë mendohet që zjarrvënia të jetë e qëllimshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *