Një fabrikë është përfshirë nga zjarri në Tiranë. Godina e cila ndodhet në rrugën ‘Konferenca e Pezës’ është përfshirë nga flakët në orën 04:40. Sipas njoftimit të policisë nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 31.08.2021, rreth orës 04:50, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka rënë zjarr në ambientet e një fabrike, ku ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies të zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/