Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe pylli në territorin shqiptaro-grek, afër Kolonjës, ku deri më tani janë shkrumbuar një territor i madh.
Po ashtu u bë me dije se zjarri ka marrë përmasa të mëdha pasi në atë zonë është pyll i përzier me bredha dhe lisa.
Flakët po favorizohen edhe nga era.
Deri tani zjarri është në territorin grek dhe po ndërhyhet me helikopterë, ndërkohë forcat e zjarrfikëses shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në territorin shqiptar