Zhvillimet e furishme në PD, zv.ambasadori amerikan vizitë në selinë blu

Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kryer një vizitë blic në selinë blu. Demian Smith,  sapo ka mbërritur në PD dhe kjo vizitë vjen ndërkohë që situata e brendshme në partinë më të madhe opozitare në vend është e tensionuar që prej 9 shtatorit, kur kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar liderin historik Sali Berisha, për shkak të vendimit të DASH.

Ky takim vjen një javë para zhvillimeve të furishme në kampin e demokratëve ku janë thirrur dy Kuvende, nga kryetari aktual dhe paraardhësi i tij.

Më 11 Dhjetor pritet të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Sali Berishës, i cilësuar si i jashtëzakonshëm, thirrur me firmat e delegatëve, ndërsa më 18 Dhjetor ai i thirrur nga kryetari Lulzim Basha.

Berisha e ka cilësuar si ditëlindje  e dytë të PD datën 11, ndërsa nga ana tjetër Basha dhe mbështetësit e tij deklarojnë se ka vetëm një Kuvend legjitim, ai i datës 18 dhjetor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *