Zgjedhjet për kryetar të PD/ Lulzim Basha dorëzon formularin për rikandidim

Lulzim Basha ka dorëzuar sot formularin e kandidimit për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Më 13 qershor mbahen zgjedhjet brenda PD-së për kryetar dhe deri më tani kanë dorëzuar formularin Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

Nesër pritet që kandidatëve t’i bashkohet dhe Ibsen Elezi. Lulzim Basha kandidon për herë të tretë në këtë post teksa edhe aktualisht është kryetar i PD.

Për herë të parë Basha kandidoi pas dorëheqjes së Berishës në 2013, ku fitoi përballë Sokol Olldashit. Në 2017 Basha u rikonfirmua kryetar i PD pas fitores përballë Eduart Selamit.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, disa anëtarë të PD kërkuan dorëheqjen e Bashës duke konkretizuar edhe ”Grupin për PD” i cili gjithashtu i kërkoi shtyrjen e datës 13 qershor për zgjedhjet për kryetar në PD.

Nga formularët e dërguar deri më tani në Partinë Demoktarike, kandidaturat janë:

Lulzim Basha

Fatbardh Kadilli

Edit’h Harxhi

Nesër depozitojnë kandidimin:

Ibsen Elezi

Lisandër Hoxha

Ndërkohë, ditën e diel në orën 18:00 pritet të mblidhet kryesia e cila do të vendosë mbi kandidatët dhe modalitetet e garës për kreun e PD.

Zgjedhjet për kreun e PD, do të mbahen më 13 qershor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *