Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, Tritan Shehu: Rezultati do të bëhet publik gjatë mbrëmjes së sotme!

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ka nisur këtë të dielë prej orës 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në orën 18:00.

Deri më tani është publike pjesëmarrja deri në orën 11:00, ku më anë të një deklarate Albana Vokshi pohoi se kanë marrë pjesë mbi 14.000 demokratë.

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Tritan Shehu pasi ka hedhur votën e tij në Gjirokastër është shprehur se rezultati i këtyre zgjedhjeve do të bëhet i ditur gjatë mbrëmjes së sotme.

“Sapo votova në Gjirokastër pasi isha në Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet. Do vazhdoj edhe në Lazarat për të parë ecurinë e këtij procesi që po ecën mjaft mirë. Krejt i rregullt.Anëtarët e PD po votojnë në bazë të vullnetit të tyre për kryetarin e ardhshëm të PD që sonte në darkë do bëhet i ditur se kush do të jetë pasi të numërohen skedat e votimit në të gjithë vendin.  I uroj anëtarët e PD për këtë respektim që do na çojë në formatimin e strukturave drejtuese të PD, konsolidimin e saj dhe përballjen me regjimin që duhet shembur. Ndryshe e ardhmja e Shqipërisë është në një dyshim shumë të madh”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *