Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, ja sa anëtarë kanë votuar deri në orën 15:00

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike bën me dije se pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 15.00, sipas qarqeve është në total 31 950.

Sipas Komisionit, procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ndër të tjera, fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *