Zgjedhjet për kreun e PD, Berisha nga Fieri: Ja dolëm të dalim përpara shqiptarëve si një opozitë e vërtetë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në kuadër të fushatës për kreun e Partisë Demokratike është ndalur ditën e sotme në qytetin e Fierit.

Në nisje të fjalës së tij, Berisha është shprehur se pas një momenti të vështirë të PD, ja dolëm të dalim përpara shqiptarë si një opozitë e vërtetë.

Së pari dëshiroj t’ju përshëndes ju demokratet dhe demokratët e Fierit, të gjithë banorët e këtij qyteti dhe qarku, drejtuesit e PD-së, të përshëndes Fierakët kudo që janë sot. Të shpreh mirënjohje të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju dhatë për pluralizmin në Shqipëri. Në një moment kur realisht do përcaktohej ekzistencën ose jo të një opozite të vërtetë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në një rrugë të vështirë të pazakontë dhe të pandodhur ndonjëherë, demokratët e Fierit në një proces demokratik, në vlerësimin tim një revolucion i vërtet, ja dolën të dalin përpara shqiptarëve si një opozitë e vërtetë, e vendosur për të mbrojtur interest e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *