Pjesëmarrje e ulët/ KQZ: Deri në orën 11:00 në katër komunat votuan 313 qytetarë

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ ) në konferencën e dytë të mbajtur lidhur me zgjedhjet në veri ka bërë të ditur se procesi i votimit deri tani ka shkuar nw rregull dhe pa incidente.  Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka publikuar disa të dhëna lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në ora 11:00. Sipas njoftimit, deri në orën 11:00 në 4 komunat në veri të Kosovës kanë votuar 313 qytetarë.

“Procesi i votimit po shkon në rregull dhe pa ndonjë pengesë. Sipas të dhënave pjesëmarrja në proces deri në ora 11:00 është kjo: Leposaviç kanë votuar 28 votues apo 0.21 %. Zubin Potok 65 votues apo 1%. Zveçan 29 votues apo 0.42% Mitrovicë e veriut 191 votues, apo 1.05% “, bëri të ditur ai.

Elezi ftoi qytetarët të marrin pjesë në votime.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *