Zgjedhjet, Ambasadorja e SHBA dhe BE shkojnë në KQZ/ Takohen me Celibashin

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe diplomatja Christiane Hohmann zhvilluan sot një komunikim me kreun e KQZ-së, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ky takim i ambasadoreve me Celibashin vjen rreth 1 muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

“Në orën 09:00 të dyja ambasadoret kanë mbërritur në KQZ për të zhvilluar një takim me kreun e këtij institucioni. Ky takim është zhvilluar për zgjedhjet lokale të 14 majit. BE dhe faktori ndërkombëtar i ka dhënë një peshë të rëndësishme zgjedhjeve”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.

Gjithashtu gazetari Gjençaj, tha se ambasadorja amerikane Yuri Kim në një intervistë të dhënë më herët, ka nënvizuar rëndësinë për të pasur një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *