“Zgjedhje të pandershme”/ Mediu: Ky është momenti më i vështirë për demokracinë

Partia Republikane ka dhënë deklaratën e saj, pas përfundimit në shumicën e vendit të numërimit të votave.

Për zgjedhjet në Shqipëri, kreu i PR-së, Fatmir Mediu thotë se është i vetmi vend në NATO i cili nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shton këtu dhe raportet e OSBE/ODIHR-it, që e kanë nënvizuar këtë problematikë.

Megjithatë, ky rezultat, sipas Mediut, duhet të shërbejë për reflektim të opozitës për të ofruar alternativën e duhur dhe për të arritur qëndrimin që duhet për të fituar votën e qytetarëve.

Deklarata e plotë:

Shqipëria është i vetmi vënd anëtar i NATOs që nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme, ato janë shëndruar në një mekanizëm manipulimi për të kontrolluar, pushtetin, ekonominë, pronën dhe lirinë e qytetarëve.

Prej kohësh OSBE/ODHIR në raportet e tyre kanë nënvizuar, njëhsimin e shtetit me partinë në pushtet, intimidimine votuesve, blerja e votës dhe përdorimi në kundërshtim me ligjin i patronazhistëve(aktivistëve), apo dhe përdorimi i ndryshimeve ligjore për të përcarë opozitën dhe përdorimin e strukturave të administrimt të zgjedhjeve në interes të Partisë socialiste.

Thënë të gjitha këto ky  është momenti më i vështirë për demokracinë në këto 33 vjet pluralizëm dhe padyshim tragjike për opozitën politike dhe popullin opozitar.

Në vlerësim të qyetetarëve ne duhet të vazhdojmë angazhimin deri në numërimin e votës së fundit për kryeatr bashkie apo këshilltarë.

Opozita e djathtë duhet të evidentojë dhe denoncojë cdo fakt të manipulimit të zgjedhjeve, por më e rëndësishme është të reflektojë në cdo nivel drejtimi dhe përfaqësimi, m një qëndrim të qartë për problemete saj të brpndëshme,  sjelljen e saj dhe vendimarrjen e saj politike, mbi të gjitha qasjen e saj me votuesit shqiptarë dhe detyrat e saj për të ofruar alternativën e duhur, mundësimin e bashkimit të opozitës dhe shqiptarëvr kudo që janë, garantimi e votimit dhe konkurimit të diasporës si dhe garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *