Zgjedhja e presidentit! Kundërshton Alibeaj: Nuk jam dakord që të nisë sot, duhet të mbahet në parlament!

Deputeti, Enkelejd Alibeaj është duke folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit.
Alibeaj thekson se nuk është dakord që procesi të nisë sot, por të jetë në një moment të dytë.
Kjo sipas tij procesi duhet të zhvillohet brenda parlamentit, vetëm kështu mund t’i shërbejë publikut.

“Ne mund të kemi këndvështrimet tona, është një proces që duhet të përballemi me të gjitha divergjencat tona. Propozimi është që sot të konsiderohet si momenti kohor i fillimit të procesit të presidentit, të jetë data 10 e procesit të parë. Nuk jam dakord. Ky është proces që duhet të jetë në shërbim të publikut, zhvillohet brenda parlamentit po duhet ti shërbejë publikut. Unë sugjeroj si datë dhe si moment startimi data 10 maj. Raundi i parë të zhvillohet 7 ditë pas atij momenti”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *