Zgjedhja e presidentit, Alibeaj: Të plotësohen kërkesat elementare, mos të shëndrohet në lojë!

Deputeti, Enkelejd Alibeaj ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në lidhje me presidetin.

Alibeaj tha se ky proces mos të shëndrohet në lojë por duhen plotësuar disa kërkesa elementare, ndër të parat Kushtetuta.

“Në një proces të tillë e rëndësishme është si hyn, ne kemi menduar që të hyjmë dinjitozë, se menduat që nuk do të merrnim pjesë, se menduam se do të bëheshim fasadë, deri tani kemi qenë dinjitozë. Në një situatë të tillë, kur mazhoranca i ka të vjedhura votat, për ta zgjedhur presidentin në raundin e katërt dhe të pestë. Për të qenë një proces që të mos shndërrohet në një lojë, dëshira për të luajtur me brishtësinë e opozitës, kjo sfidohet duke u bërë pjesë e procesit.

Disa kërkesa elementare duhen, që o bëhen ose nuk bëhen në tre raundet e para, Kushtetuta fatkeqësisht, kërkon 84 vota vetëm në 3 raundet e para. Që ne të sfidojmë duhet të ketë një shprehje qëndrimi për qëndrimin tonë nga ana e mazhorancës”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *