Zelensky shkon në Bucha pas masakrës nga rusët: Njerëzit atje trajtoheshin më keq se kafshët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur gjatë vizitës së tij në Bucha, një qytet në të cilin forcat ruse janë akuzuar për masakrën e civilëve.

Pavarësisht vuajtjeve njerëzore atje, ai u tha gazetarëve se banorët po tregonin humanizmin e tyre duke siguruar që kafshët e pastrehë të ushqeheshin.

“Kjo është një tipar karakteristik i njerëzve tanëmendoj,  trajtojini kafshët ashtu siç do t’i trajtonit njerëzit,” tha ai.

“[Por] ju mund të shihni përreth se çfarë i është bërë këtij qyteti modern. Kjo është një karakteristikë e ushtarëve rusë – trajtojini njerëzit më keq se kafshët. Ky është gjenocid i vërtetë, ajo që keni parë këtu sot.”

Zelensky vazhdoi duke fajësuar Rusinë për “zvarritjen” e bisedimeve të paqes në Turqi, duke thënë se kjo vetëm do ta përkeqësonte situatën në terren.

“Me çdo ditë, kur ushtria jonë po lëviz në territorin e pushtuar më parë, ju mund të shihni se çfarë po ndodh,” tha ai.

“Ditë pas dite, ata gjejnë trupa nëpër bodrume; njerëz të torturuar, njerëz të vrarë,” tha ai.

Moska ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *