Zelensky përfshihet në aksident, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e presidentit ukrainas

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është përfshirë në një aksident rrugor në Kiev.

Sipas një njoftimi në rrjete sociale, zëdhënësi i tij, Serhii Nykyforov tha se presidenti ka pësuar lëndime të lehta.

Zoti Nykyforov, i cili nuk dha detaje se kur kishte ndodhur aksidenti, tha se makina e zotit Zelenskiy ishte përplasur me një automjet privat.

Më tej ai ka njoftuar se mjekët që shoqëronin Zelenskyn i kanë dhënë ndihmë urgjente atij dhe shoferit të makinës, si dhe janë transferuar më të njëjtën ambulancë.

“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, por nuk u konstatuan lëndime serioze”, shkruan Nykyforov.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *