Mohamed Salah kryeson tabelën e golave në Ligën Premier dhe Jamie Carragher pretendon se asnjë lojtar në Evropë nuk po performon në një nivel më të lartë – por çfarë thonë numrat?
Egjiptiani ka shënuar gjashtë gola dhe a regjistruar tri asistime në ligë këtë sezon dhe shënoi një gol brilant në barazimin 2-2 me Manchester Cityn në të dielën e javës së kaluar.
“Unë nuk mendoj se ka dikush që luan më mirë në botë ose në Evropë për momentin”, ka thënë Carragher pas përfundimit të derbit. “Rekordi i tij në fillim të këtij sezoni ka qenë absolutisht i jashtëzakonshëm”.
Pra, a po e sfidon dikush tjetër Salahun? Me siguri, një lojtar është në garë bazuar në formën aktuale: Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, i cili ka shënuar shtatë gola në po aq ndeshje dhe ka regjistruar shtatë asistime, gjithashtu.
Në të vërtetë, renditjen e ka realizuar Sky Sports. Algoritmi zbaton një formulë fikse për të renditur formën e lojtarëve bazuar në pozicionet fillestare dhe vlerësimin e pikëve për 35 statistikat e ditës së ndeshjes – jo vetëm golat dhe asistimet.
Rezultati? Benzema e tejkalon Salahun në paraqitjen e më të mirë në Evropë, me Erling Haaland, Kylian Mbappe, Edin Dzeko dhe Mikel Oyarzabal që pasojnë.
Bazuar thjesht në përfshirjen e golit, reprezentuesi francez është gjithashtu i vetëm me 14 në La Liga këtë edicion – katër larg Haaland dhe pesë larg Salahut e anëtarit të Bayer Leverkusen, Florian Wirtz.
Në mënyrë të pabesueshme, Haaland zbret në vendin e dytë pavarësisht se ka luajtur vetëm pesë ndeshje të ligës – pasi ka munguar në dy ndeshjet e mëparshme me një lëndim të muskujve që do ta shohë 21-vjeçarin të humbasë ndeshjet kualifikuese te Norvegjia në Kupën e Botës kundër Turqisë dhe Malit të Zi.
Për sa i përket përfaqësimit në Ligën Premier, sulmuesi i West Hamit, Michail Antonio renditet i pesti në Evropë me pesë gola dhe tre asistime nga vetëm gjashtë starte, ndërsa Jamie Vardy, Paul Pogba, Abdoulaye Doucoure dhe Gabriel Jesus futen në top 20.
/Priza.al/