Një protestë e përmasave të mëdha është paralajmëruar nesër nga Partia Demokratike , kjo e thirrur nga Sali Berisha.
Ndërkohë është bërë publike edhe fletëpalosja e cila do të shoqërojë këtë protestë. Në këtë fletëpalosje shkruhet “Shqipëria në rrezik! Mos thuaj: Ç’më duhet mua? Fronti i Shpëtimit Kombëtar: Bashkimi i Kauzave!”
Ndërkohë është ironizuar edhe gafa nga ish-kreu i PD, Lulzim Basha, teksa shkruhet se “7×7 arsye bëjnë 49 (dhe jo 42)! Boll më me kauza të shitura!”.