Zbulohen predha luftarake në Tiranë, reagon ARRSH: U larguan pa shkaktuar probleme në terren

Mjete luftarake janë zbuluar këtë pasdite në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se këtu mjete janë gjetur në lotin 5 të Unazës Verilindore gjatë punës së gërmimeve.

Mësohet se me ndërhyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes, këto mjete janë larguar pa shkaktuar probleme në terren.

Postimi i Plotë:

?Sot në Lotin 5️⃣ të Unazës Verilindore gjatë punës së gërmimeve ⚠️u zbuluan disa mjete luftarake, mënjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren ?dhe për të lejuar vijimin e punës ?‍♂️

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *