Një shkencëtar që ka punuar në laboratorin e Wuhan ka pohuar se Covid u përhap nga laboratori dhe nuk ka kaluar nga kafshët te njerëzit, shkruajnë mediat e huaja.
Andrew Huff, ish-zëvendëspresident i Aleancës EcoHealth, tha se kjo është një nga të fshehtat më të mëdha në histori dhe dështimi më i madh i inteligjencës amerikane që nga 11 shtatori.
Instituti i Virologjisë në Wuhan, një laborator i sigurisë së lartë i specializuar për koronaviruset ka qenë në sy të botës ndërsa ende nuk është zbuluar origjina e saktë e koronavirusit.
Si Kina, ashtu edhe ekspertët e labaratorit në Wuhan kanë mohuar çdo akuzë, por provat tregojnë se virusi në fakt ka dalë nga laboratori. Dhjetra ekspertë kanë sugjeruar se Covid mund të ketë dalë nga laboratori i Wuhanit përmes një studiuesi të infektuar ose shkeljeve të mundshme të sigurisë në vend.
Edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se beson se Covid ka ardhur nga laboratori pas një “aksidenti katastrofik”.
Në librin e tij të ri, “The Truth About Wuhan”, sinjalizuesi Dr.Huff pretendon se pandemia ishte rezultat i financimit të qeverisë amerikane të inxhinierisë gjenetike të rrezikshme të koronaviruseve në Kinë.
Epidemiologu tha se eksperimentet e Kinës, të kryera me siguri të dobët çuan në një rrjedhje laboratorike në Institutin e Virologjisë Wuhan të financuar nga SHBA.
“Aleanca EcoHealth dhe laboratorët e huaj nuk kishin masat adekuate të kontrollit në vend për të dhënë sigurinë e duhur dhe të menaxhonin rrezikun, që përfundimisht rezultoi daljen e virusit në Institutin e Virologjisë Wuhan,” tha ai.
Aleanca EcoHealth kishte studiuar koronaviruse të ndryshëm te lakuriqët e natës për më shumë se dhjetë vite dhe kishte bashkëpunuar me laboratorin e Wuhan.