Zbardhet megaoperacioni në Kapshticë/ Sekuestrohen 118 kg kanabis, arrestohen 2 rumunë

Rreth 16 orë pasi lajmi u bë publik nga burime zyrtare për Priza.al, blutë kanë zbardhur megaoperacionin e djeshëm në Kapshticë. Sipas njoftimit të bluve mësohet se është finalizuar operacioni policor i koduar “Itinerari” dhe përpasojë janë sekuestruar 118 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Mësohet se kanë përfunduar në pranga 2 shtetas rumunë që tentuan ta trafikonin sasinë e drogës, nëpërmjet kufirit me Greqinë, me një automjet rulot.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme të DVP Korçë dhe autoritetet doganore në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Itinerari”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *