Zbardhet dëshmia e 40-vjeçares që u plagos në Astir: Dan Hutra më kërkoi para borxh, më qëlloi me thikë pasi e refuzova

Detaje të reja kanë dalë në dritë teksa është zbardhur dëshmia e 40-vjeçares Mariana Gurakuqi, e cila u plagos me thikë nga vrasësi Dan Hutra.

Gurakuqi thotë se ka patur njohje të mëparshme me Dan Hutrën. Ajo deklaron se ditën e sotme vrasësi ka shkuar te biznesi i saj dhe i ka kërkuar para, teksa shton se ai i merrte shpesh herë lekë borxh.

Por, kur 40-vjeçarja ka refuzuar, Dan Hutra ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar. Për këtë ngjarje Mariana Gurakuqi nuk bëri kallëzim në polici, por shkoi të merrte mjekim në spital. Policia më pas është njoftuar nga vet mjekët pasi kanë konstatuar plagën e 40-vjeçares.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *