Zbardhet axhenda e Kongresit të PS-së, ja vendimet që pritet të miratohen sot

Sot pasdite do të mbahet Kongresi i Partisë Socialiste në stadiumin ‘Air Albania’. Mësohet se pjesë e axhendës së këtij kongresi do të jetë dhe vendimi për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021 si dhe për fillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti.

Hapja e Kongresit (Himni Kombëtar);

2. Rrugëtimi i Partisë Socialiste prej 12 Qershorit 1991;

3. Vizioni ynë për Shqipërinë 2030 dhe Programi ynë Qeverisës në Mandatin e Ri.

4. Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:

a. Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;

b. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithëshme të 25 Prillit 2021”;

c. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të parties”;

d. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;

e. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;

f. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.…….

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *