Zbardhen detaje nga rrugëtimi i spiunëve-blogerë në Shqipëri

Të tjera detaje dalin në dritë lidhje me sulmin e pak muajve më parë në Uzinën e Gramshit, ku 2 rusë dhe një shtetas ukrainas tentuan të hynin brenda zonës ushtarake. Dy rusët Mihhail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasin Fedis Alpatov, të cilët fotografuan dhe hynë pa lejë në uzinë e armëve të Gramshit, akuzohen se sulmuan dy ushtarë shqiptarë.

Këtyre shtetasve iu janë gjetur pamje filmike të marra përmes dronit apo dhe telefonave. Mësohet se ditët e fundit të udhëtimit të tyre në Shqipëri tre të rinjtë kanë filmuar dhe dy objekte të rëndësisë së veçantë, si Reparti RENEA, pamje që u gjetën në aparatet fotografike. Ajo çka mbetet e paqartë është se si këta 3 shtetas kanë ngritur dronin mbi një repart special, të rëndësisë së veçantë dhe nga ana tjetër ky mjet fluturimi nuk është pikasur. Po ashtu Lala raporton se është duke u hetuar nëse turistët kanë pasur në fokus të filmimeve të tyre ndonjë efektiv të RENEA-s, apo programet e tyre stërvitore.

Ndër të tjera, janë filmuar dhe vilat e qeveritarëve në zonën e Dajtit. Sipas hetimeve të deritanishme, është konstatuar se tre të rinjtë për minua të tëra kanë filmuar çdo detaj nga vilat qeveritare, përmes droneve. Ky është hetim i vështirë, ndërsa vijon ende dokumentimi i ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *