Yjet botërorë rikthejnë në modë çantën e viteve 2000

‘Louis Vuitton’ është dominant në produktet e saj prej lëkure. Përveç kësaj, këtë vit, sipas platformës ‘Rebag’, shtëpia franceze e modës dominon në rishitjen e çantave dhe qëndron në podium së bashku me shtëpitë ikonike si ‘Hermes’ dhe ‘Chanel’. ‘Vintage’ ka pushtuar skenën e modës, duke na bërë të dëshirojmë të zbulojmë çdo veshje apo aksesor të viteve 2000, stili i të cilit është rikthyer fuqishëm.

Çanta praktike, paketa fanny, çanta bowling, modelet klasike të viteve 2000 janë të gjitha në modë, por një çantë e veçantë po rikthehet në stilet e këtij viti.

I referohemi çantës ‘Looping’, e lançuar për herë të parë në vitin 2002. Një çantë elegante ‘vintage’ me një dorezë të rrumbullakët dhe monogramin ikonik ‘Louis Vuitton’, që plotëson të gjitha pamjet falë dizajnit të saj të përjetshëm. Bashkojeni atë me një fustan të thurur dhe çizme deri tek gjuri për një pamje mahnitëse, ose merrni frymëzim nga look-u i Emily Ratajkowski.

Nëse do t’i hedhim një sy trendeve të vitit, shumë prej tyre kanë nisur nga veshjet e modeleve më me ndikim në modë (përfshirë Hailey Bieber dhe Kendall Jenner). Pra, nuk ka dyshim që çanta ‘Looping’ është në krye të listës së çantave më të njohura për këtë sezon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *