Xhaçka: Marrëdhënien me SHBA nuk na i zbehu as komunizmi, koha ka justifikuar çdo gjë

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në organizimin mes liderëve politikë në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe ShBA-ve.

Gjatë fjalës së saj, Xhaçka tha se kjo marrëdhënie ka qenë aq shumë e fortë sa nuk u zbeh as gjatë 50-viteve të komunizmit.

Sakaq shtoi se shqiptarët kanë besim të madh tek Amerika dhe kjo e bën akoma më entuziaste lidhjen që kanë këta të fundit me SHBA.

“Marrëdhënia Shqipëri-ShBA, aq e fortë sa nuk e zbehën dot as 50 vite komunizëm. Jemi mirënjohës për atë që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për vendin tonë. Në 30 vitet e fundit, koha e ka justifikuar besimin dhe entuziazmin e shqiptarëve tek Amerika. Shqipëria sot, realitet krejt tjetër nga ai që gjeti Sekretari Baker 30 vjet më parë kur rilindi kjo marrëdhënie e shkëputur”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *