WhatsApp thyen rekord, ja sa mesazhe u shkëmbyen në sekondë gjatë Kupës së Botës

Gjatë finales së Kupës së Botës që është zhvilluar më 18 dhjetor në Katar, platforma e mesazheve “WhatsApp” e cila operon në kuadër të Metas, ka thyer rekord me mesazhe.

Ka qenë vet themeluesi i ‘Meta’-s, Mark Zuckerberg, i cili e bëri të ditur lajmin. Ai ka shkruar të martën në llogarinë e tij në Facebook se gjatë finales, në WhatsApp ka pasur 25 milionë mesazhe në sekondë.

Zuckerbergu përveç rekordit të thyer nga Whatsapp, ai gjithashtu ka përmendur edhe postimin e Kupës së Botës të Leo Messit i cili siç ka thënë, tani është më i pëlqyeri në historinë e Instagramit.

“Postimi i Kupës së Botës i Leo Messit tani është më i pëlqyeri në historinë e Instagramit. WhatsApp gjithashtu arriti një rekord prej 25 milionë mesazhe në sekondë gjatë finales”, ka thënë Zuckerberg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *