Vuçiç publikon pamje nga darka me Ramën në Kullën e Beogradit: Miqësia jonë është për të ardhmen e gjithë rajonit

Tre zyrtarët e nismës ‘Open Balkan’ po darkojnë mbrëmjen e sotme në Kullën e Beogradit.

Vuçiç ka publikuar një video në “Instagram”, bashkangjitur së cilës shkruan se së bashku me kryeministrin Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi , Zdravko Krivkapiç ka vizituar Kullën e Beogradit.

“Sonte po vizitoj Kullën e Beogradit me Edi Ramën dhe Zdravko Krivokapia,“shkruan ai.

Ndërsa pas vizitës në qytet, liderët kanë zhvilluar edhe një darkë punë. Ka qenë sërish presidenti serb i cili ka publikuar një foto nga darka, ndërsa shprehet: “Një mbrëmje e mrekullueshme me miqtë. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, shprehet Vuçiç.


/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *