Vuçiç pas takimit në Bruksel: Nuk ka marrëveshje

Nuk kemi arritur asnjë marrëveshje për arsye që nuk janë të qarta, u tha gazetarëve presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas një takimi urgjent në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të thirrur nga Bashkimi Evropian  për shkak të krizës së shkaktuar nga targat në Kosovë.

“Unë do t’u drejtohem qytetarëve të Serbisë sonte ose nesër. Qytetarëve të Kosovës dhe Metohisë do t’u them se ne do të jemi me ta dhe se shteti do të jetë me ta”, tha ai.

“Ne do të presim deklaratën e përfaqësuesit të lartë të Borelit. Për arsye të paqarta nuk arritëm të arrijmë absolutisht asnjë marrëveshje. Versioni serb ishte plotësisht konstruktiv dhe ne pranuam tekstet e ndryshuara dhjetë herë, por versioni shqip nuk ishte gati.Mund te them tani eshte qe dua te mbledh pershtypjet. Do t’i drejtohem popullit tone. Ne na presin nete pa gjume dhe shume dite te veshtira. Do te degjoj keshillat e perfaqesuesit te larte i cili kerkoi qe te mos aplikohen penalitete dhe se nuk nxjerrim targa të reja. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër. Është e qartë për të gjithë ata që donin një marrëveshje, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, e kush jo. Ne këmbëngulëm që marrëveshjet e nënshkruara duhet respektuar”, tha Vuçiç.

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, ka takuar fillimisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në mëngjes pak pas orës 8. Pas kësaj, rreth orës 9 ka pasur një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

 

Pas bisedimeve të ndara, u mbajt një takim i përbashkët, i ashtuquajturi trepalësh ndërmjet BE-së, Serbisë dhe Kosovës, dhe pala evropiane në takim përveç Borelj-it u përfaqësua nga Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për dialog.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *