“Vuaj nga një sëmundje e rëndë, s’mund të qëndroj në qeli”, Llalla nga Italia lehtësim mase

Ish- kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i ka kërkuar Gjykatës së Lartë që të pezullojë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, ku kjo e fundit e ka dënuar atë me dy vite burg.

Ai i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Lartë duke i kërkuar pezullimin e dënimit të tij me argumentetin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi i tij do i sillte pasoja për shëndetin.

Bëhet me dije se kërkesa e Llallës dhe përfaqësuesve të tij ligjor është shqyrtuar edhe më herët nga dy gjykatat e shkallës së Parë dhe Apelit, por është rrëzuar. Megjithatë duket se ish-kryeprokurori, i cili ndodhet në Itali, ka kërkuar të përdorë edhe shkallën e fundit të drejtësisë, ndërsa kërkesa e tij është vendosur që të shqyrtohet më 22 prill.

Kujtojmë, se Llalla ndodhet aktualisht në Itali, vend ky, i cili ai  u vetëdorëzua pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Ndërkohë është ende në pritje të vendimit që do të marrë gjykata pas kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Gjykata e Apelit  ka kërkuar për Llallën  2 vite heqje lirie për akuzën e mosdeklarimit të pasurisë në 3 raste, si dhe u përjashtua për 5 vite nga mbajtja e të gjitha funksioneve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *