Vrau të dashurën për arsye xhelozie, Qamil Taja lihet në burg

Qamil Taja, 25 vjeçari i cili vrau të dashurën e tij 19-vjeçare, Kristjana Brakaj duke e qëlluar me plumb në kokë, është lënë në paraburgim pas vendimit të gjykatës ditën e sotme. Jashtë seancës gjyqësore, ka pasur një tension të madh mes familjarëve të vajzës dhe 25 vjeçarit.

Prezenca e policisë ka qenë tepër e lartë për të bërë të mundur sigurinë dhe mbarëvajtjen e seancës gjyqësore në Pire. Ndaj Qamil Tajës rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.

Ngjarja e rëndë ku e reja shqiptare u ekzekutua me dy plumba në kokë, mendohet të ketë ndodhur për shkak të xhelozisë së Qamil Tajës i cili mendohet të ketë qenë edhe nën efektin e lëndëve narkotike kur ka kryer krimin. Marrëdhënia e tyre nuk ishte aq dhe harmonike, pasi mes tyre ka pasur debate, grindje të shpeshta dhe kjo bazuar në deklaratat e fqinjëve të çiftit. Ata thanë për mediat greke se një sherr i ashpër mes çiftit kishte ndodhur vetëm një javë para krimit. Disa prej fqinjëve thonë se i dëgjonin shpesh grindjet e çiftit, por nuk e imagjinonin se do të përfundonte në vrasje.

Taja shprehu pendesën e tij për krimin e rëndë dhe deklaroi se gjithçka kishte ndodhur pasi kishte parë një mesazh në telefonin e partneres së tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *