Vrau shokun e tij, Bledar Selmanaj del me kartelë! Në dëshmi përmend dhe Llanajn

Bledar Selmanaj, njeriu që u arrestua nga Policia e Vlorës për vrasjen e shokut të tij, Xhuliano Bullari në Babicë të Vlorës, rezulton person me probleme të shëndetit mendor. Gjatë arrestimit dhe marrjes në pyetje, Selmanaj është dukur i çuditshëm në dëshminë dhe qëndrimet që mbante, jo vetëm për këtë ngjarje, por edhe për disa krime të tjera të ndodhura në qytetin e Vlorës.

Ai ka treguar se kishte informacion për disa vrasje të kryera në qytetin e Vlorës, duke përmendur disa prej tyre. Në rrëfimin para oficerëve të krimeve të rënda, ka treguar disa prej emrave të të fortëve në qytetin e Vlorës, mes të cilëve edhe Ferdinand Llanaj, të arrestuar një ditë më pas nga policia për akuzën e kultivimit të 600 rrënjë kanabis në ambientet e shtëpisë.

Selmanaj ka përmendur Llanajn si të përfshirë në një vrasje. Veç Llanaj ai ka treguar dhe emra të tjerë të botës së krimit në Vlorë. Por nga verifikimet e kryera nga policia dhe mënyrën e rrëfimit të Selmanaj, është kuptuar se ai është kontradiktor dhe i pabesueshëm në atë çfarë ka treguar.

Për më tepër Selmanaj megjithëse ka treguar se ka dijeni për disa vrasje të kryera në Vlorë, nga ana tjetër ai ka përjashtuar në mënyrë kategorike përfshirjen e tij në vrasjen e Xhuliano Bullarit. Por provat e mbledhura nga policia si filmime dhe armën e krimit të sekuestruar në oborrin e shtëpisë, e nxjerin zbuluar Selmanaj në vrasjen e shokut të tij.

Gjatë hetimeve të kryera policia ka zbuluar dhe një kartelë mjekësore, që vërteton se Bleda Selmanaj, kurohet vazhdimisht për sëmundje depresive, raporton Ora.Një fakt i tillë është provuar nga policia dhe nga raportet e psikologut. Xhuliano Bullari dhe autori i dyshuar i vrasjes, Bledar Selmanaj, janë njohur në ambientet e burgut. Ata kanë ndarë qelinë së bashku, ku Bullari vuante një dënim prej 3 vite e 4 muaj për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Ndërsa Bledar Selmanaj ndodhej në burg për një dënim për vjedhje të përsëritur.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se Bullari kishte lënë qelinë e burgut më herët. Ndërsa Selmanaj është liruar nga qelia një muaj më parë, pikërisht në 5 korrik 2021.

Shoqëria e nisur në burg, ka vijuar edhe jashtë tij, pasi Selmanaj dhe Bullari, qëndronin vazhdimisht me njëri-tjetrin. Në këto pak ditë lirie, dy të rinjtë i qenë futur tregtisë së drogës, duke e blerë në fshatrat e Vlorës dhe transportuar në Tiranë dhe Elbasan.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *