Vrau bashkëshorten 20-vjeçare, piloti grek kërkon falje: E bera prej impulsivitetit

Nën masa të rrepta sigurie, piloti Babis Anagnostopulos ka përfunduar kërkesën e faljes në Gjykatë, 40 ditë pas ngjarjes së rëndë.

Gjatë seancës, 32-vjeçari është përpjekur që t’ia atribuojë krimin e tij impulsivitetit dhe hakmarrjes, duke pretenduar se kishte humbur kontrollin. Sipas mbrojtjes së tij, ai do të japë detaje shtesë dhe informacione që nuk i ka paraqitur deri më tani në Polici.

“Ky informacion do të hedhë dritë mbi rrethanat e krimit dhe do të pasurojë dëshminë e tij lidhur me vrasjen,“- thanë avokatët e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *