Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, SPAK kërkon 25 dëshmitarë në gjyqin ndaj Erion Alibej, mes tyre edhe Dumani

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar 25 dëshmitarë për gjyqin ndaj Erion Alibej, i akuzuar për si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

SPAK ka kërkuar të pyetet edhe Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që zbardhi detaje nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Dumani zbuloi se ishte organizator i vrasjes së Ramazanit, Erion Alibej ishte financues i vrasjes së Ramazanit, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

“Shteti sajoi prova e dëshmi ndërsa procesi është i montuar. Dëshmitarët e drejtësisë janë 4 dhe thonë versione të ndryshme”, tha avokati i Alibej. Në dosjen e siguruar nga mediat, thuhet se efektivi i policisë Leonard Palushi i porositur nga Erion Alibej, ka bërë gjtihçka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë. Në vitin 2020 Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve. Në dosje theksohet se me kërkesë ta Palushit është ndërruar leja vjetore e tij, nga data 16-31 korrik 2020 kur ishte planifikur në 1-15 gusht 2020.

Emiljano Ramazani u vra më 20 korrik 2020

Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020. Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën ‘Rramani’, dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn. Ekzekutimin e Runajt e kreu shoku i tij, Euglen Halili, pasi kishin konsumuar bashkë lëndë narkotike, ai e qëlloi me thiukë në afërsi të varrezave të qytetit.

Çfarë thuhet në dosjen “Plumbi i Artë” për vrasjen e Emiljano Ramazanit

Me porosi të Erjon Alibej, Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të shtetasit Seit Manhasa, pasi Manhasat ishin shokët e Talos dhe ishin qitësa. Sipas Nuredinit, Erjoni donte që të krijonin konflikt midis Manhasave dhe grupit të Talos. Henrik Hoxhaj me porosi të Nuredinit e ka lënë armën e krimit tek pishat ku kalon kthesat në Cërrik. Nuredini i ka treguar shtetasit Klevis Kapllani vendin se ku ishte fshehur arma dhe Klevisi pas dy tre ditëve ka vajtur ka marrë këtë armë dhe e ka çuar dhe vendosur tek servisi i Manhasava. Sipas Nuredinit pas vendosje së armës ka qenë Erjoni ai i cili ka njoftuar shefin krimeve Leonard Palushi i cili ishte i lidhur me të për vendndodhjen e armës. Rezulton se në datën 27.07.2020 në një servis në Peqin në pronësi të shtetasve Manhasa është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e tipit pistoletë e cila referuar aktit të ekspertimit balistik është ajo që ka qitur gëzhojat në vendin e ngjarjes së vrasjes së Emiljano Ramazani./gazetasot

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *