Vokshi: Rama sot të tërhiqet, standardi tij për lirinë e medias nuk ka lidhje me Europën

Në seancën e sotme parlamentare pritej të mbahej votimi për kreun e AMA, por Bashkimi Europian rekomandoj që të shtyhej për muajin shtator, gjatë legjislaturës së ardhshme.

Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike. Përmes një postimi në Facebook, deputetja Albana Vokshi deklaroi se “tentativa e Edi Ramës për kapjen e plotë të Autoritetit të Medias Audiovizive është e papranueshme edhe për Bashkimin Europian. Plani për të emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s me një parlament njëpartiak është antidemokratik. Standardi i Edi Ramës për lirinë e medias nuk ka lidhje me Europën.  Është koha që sot të tërhiqet!”, ka nënvizuar me forcë Vokshi.

Kujtojmë se në garë për kreun e AMA janë drejtoresha e ATSH-së, Armela Krasniqi, Alketa Dibra, Ermela Guxholli dhe Elvis Gjergji. Armela Krasniqi më herët ka qenë edhe zëdhënëse e Partisë Socialiste gjatë kohës kur ishte në opozitë dhe kjo është një ndër arsyet për të cilën sulmohet nga Partia Demokratike.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *